Site icon Telegrafi

Pisonero: Sofja dhe Shkupi të gjejnë zgjidhje të përbashkët

Pas zgjedhjeve të së dielës në Bullgari, Komisionerja e Zgjerimit e Komisionit Evropian Ana Pisonero tha se Brukseli “inkurajon Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut të gjejnë zgjidhje reciprokisht të pranueshme për çështjet bilaterale aktuale”.

“Ne shpresojmë të mbajmë Konferencën e parë Ndërqeveritare sa më shpejt të jetë e mundur”, i tha ajo për AIM, duke theksuar se nuk dëshironte të hynte në detaje rreth situatës politike në Bullgari dhe shpresonte që Shkupi dhe Sofja të arrinin një kompromis.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bullgarisë ka njoftuar rezultatet e 100 përqind të votave të përpunuara në zgjedhjet parlamentare të së dielës.

Koalicioni qeverisës GERB-SDS i udhëhequr nga Kryeministri Bullgar Boyko Borissov mori 26.18% të votave, ndërsa partia e Slavi Trifonov mori 17.66% të votave.

Partia Socialiste bullgare (BSP) opozitare fitoi 15.01% të votave./Telegrafi/

Exit mobile version