Derisa shumë njerëz ëndërrojnë që të paktën një herë në jetën e tyre të kenë mundësi të shkojë diku për pushime, për fëmijët e pasanikëve të Londrës pushimet nuk përfundojnë kurrë.
Anëtarët e llogarisë “Rich Kids of Britain” në Instagram, shpërndajnë fotografi të jetës së tyre luksoze, ku mijëra ndjekës të tyre i shikojnë rregullisht, transmeton Telegrafi.
Shumica e adoleshentëve që vijnë nga familjet e pasura të Londrës, duket se nuk mund t’i përballojnë ditët e ftohta që janë duke mbretëruar këto ditë në Angli, dhe për këtë kanë udhëtuar nëpër vende të ngrohta nga ku po postojnë fotografi të ndryshme.
Fotografitë e postuara së fundmi në këtë llogari, shfaqin të rinjtë e Londrës duke u kënaqur nëpër pishinat private, dhe natyrisht duke pozuar pranë vetura super të shtrenjta dhe vilave luksoze në të cilat nuk u mungojnë as kinematë private. /Telegrafi/