Pirro Çako foli sot për herë të parë në një dalje televizive për rikthimin si kantautor pas 7 vitesh.
Ai ishte i ftuar për të folur për suksesin e këngës “Sekreti im” në bashkëpunim me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, kur zbuloi edhe disa detaje që nuk i dinim.
Pirro tregoi se nuk donte të rikthehej si kantautor, por ishte merita e Xhensilës që shijuam këngën e tij më të fundit.
“Nuk desha të rikthehesha si kantautor. Isha i ndrojtur, por ky breiz i ri ta bën jetën më të thjeshtë. Kur erdhi i thashë: Po çdo ti të bashkëpunosh me mua, unw do të të bëj këngë të bukur do përpiqem”, i tha Pirro Xhensilës, por ajo këmbënguli “Dua duet me ty, jam e sigurt”.
“Më dha energji pozitive dhe dhashë maksimumin për të realizuar një këngë E çoi më tej atë gjënë që kisha në kokë dhe e falënderoj. Mos kishte qenë Xhensila nuk do të kisha dalë me këtë këngë”.
Pirro tregoi edhe se ku u frymëzua për të shkruar “Sekreti im” dhe teksti sigurisht që e ka marrë nga jeta e tij “Janë episode të jetës, artisti sa merr impusin pastaj e tejkalon atë gjë që mund të jetë shkak, ose e zbukuron. Çdo njeri ka një sekret dhe thashë pse jo, mund të jap këtë mesazh”
Ideja për të xhiruar në Venecia ka qenë e Pirros. Ai kishte dëshirë për në Paris fillimisht por më pas u hodh ideja e Venecias meqë atje po mbaheshin Karnavalet.