Ndër reformat më të rëndësishme të paralajmëruara nga pushteti i ri duhet të jenë ata në gjyqësor dhe në administratën publike, vlerëson Urania Pirovska nga Komiteti i Helsinkit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këshilli i prokurorëve publik duhet që qeverisë t’i dorëzojë mendim pozitiv për një kandidat i cili më pas do të zgjidhej nga ana e Kuvendit. Urania Pirovska paralajmëron se ky proces mundet që qëllimisht të zvarritet nga ana e Këshillit të Prokurorëve Publik.
“Nëse Këshilli i prokurorëve publikë në afat prej 15 ditësh nuk e dorëzon mendimin, vazhdohet afati edhe për disa ditë, e nëse edhe pas atij afati nuk e dorëzon mendimin, atëherë konsiderohet se japin mendim pozitiv, por nëse nuk japin mendim pozitiv për asnjë kandidat, atëherë do të duhet të shpallet konkurs i ri, dhe kjo do të nënkuptonte prolongim, dhe do të ndikojë në procesin e reformave në gjyqësor”, deklaroi Pirovska nga Komiteti i Helsinkit.