Site icon Telegrafi

Pirovska ka një porosi për Çavkov dhe kryeshefët

Për Çavkov dhe kryeshefët: kam hedhur ngjyrë dhe do të hedhë derisa nuk ju gjuajmë nga institucionet, të cilat i keni okupuar. Kërkoj drejtësi penale dhe do ju ngjyros sipas listës, një nga një. Nuk ka kthim mbrapa! Deri në fund! – Kështu ka shkruar në rrjetin social facebook Uranija Pirovska.

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut, e ka konfirmuar se ka marrë thirrje nga Ministria e Punëve të Brendshme që nesër më 9 ora të paraqitet në bisedë informative.

“Më thirrën në bisedë informative, ashtu sikur profesorin Goran Kallajxhiev, për shkelje të ligjit për pastërti gjatë protestave, sipas të gjitha gjasave për gjuajtje të ngjyrës, diçka që unë edhe në debatin në Tv Telma pranova se e kam bërë. Është e qartë se është në shënjestër Komiteti i Helsinkit që u hetua këto ditë edhe në mediat proqeveritare këto ditë”, tha Pirovska.

Sipas saj, është e drejtë legjitime e Komitetit të Helsinkit që ta përkrahë “Revolucionin Laraman” gjithashtu siç është e drejtë e qytetarëve që ta ngjyrosin atë që ju takon atyre, transmeton Portalb. /Telegrafi/

Exit mobile version