Site icon Telegrafi

Piroska-Talevskës: Nuk je kompetente për të folur në lidhje me profesionalizmin e PSP-së

“Bashkimi Evropian të ketë kujdes ndaj Prokurorisë Speciale Publike, e cila është duke punuar si në axhendën politike të LSDM-së dhe Zoran Zaev, pasi ai njoftoi publikisht listën e tij të armiqve, në të cilën PSP filloi të ngrit hajka kundër një opsioni politik dhe ndaj mediave të cilat nuk janë nën kontrollin e opozitës”, kështu ka kërkuar Ivona Taleska në takimin me Johannes Hahn, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndaj qëndrimit të Taleskës ka reaguar Urania Pirovska e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut.

Ajo në kundërshtimin e saj shpjegon:

“Personalitetja nuk është kredibile për të folur për PSP-në dhe profesionalizmin e Katica Janevës, sepse edhe ajo (duke i’u referuar Ivona Taleskës) është pjesë e bisedave të përgjuara të cilat janë publikuar nga opozita, e cila është indikatore në lidhje me zgjedhjet, ku shpresoj se një ditë do të jetë pjesë e procedurave që do të hetoj PSP”, theksoi Urania.

Përfaqësues të shoqërisë civile kanë zhvilluar një takim me komisionerin e zgjerimit të BE-së që dërgoi një mesazh që zgjedhjet të jenë të besueshme janë hapi i parë. /Telegrafi/

Exit mobile version