Andrea Pirlo vlerësoi fillimin e sezonit të Cristiano Ronaldos dhe shpreson që forma e sulmuesit të Juventusit mund të vazhdojë.
Ronaldo ka shënuar tre gola dhe ka dhënë një asistim në dy ndeshjen e para të fillim sezonit në Serie A, duke ndihmuar Juven të mbledhë katër pikë.
Përpara përplasjes së planifikuar të së dielës kundër Napolit, trajneri i Juves, Pirlo veçoi yllin portugez dhe shpreson që më shumë gola të vijnë nga ai.
“Ronaldo punon shumë fort. Ai është i pari që vjen në stërvitje dhe i fundit që shkon në shtëpi”, ka thënë ai në një konferencë shtypi.
“Ai sjell entuziazëm, ju mund ta vëreni atë edhe në fushë. Ai e filloi sezonin me të vërtetë mirë, shpresoj se do të vazhdojë të bëjë kështu deri në fund të sezonit”.
“Uroj që ai të shënojë një ose dy gola në çdo ndeshje. Ai është me të vërtetë i rëndësishëm për ne”.
“Në Romë ne ishim me një lojtar më pak dhe ai ndihmoi shumë deri në fund të lojës. Ai është një shembull për të gjithë”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/