Andrea Pirlo e sheh Juventusin si kandidat edhe për një Scudetto ,ndërsa lojtari që i ngjan më shumë sipas tij është Frenkie de Jong i Barcelonës.
Pas pensionimit që po e shijon, mesfushori ka folur për Radio Bianconera, duke u ndalur në periudhën e tij të kaluar në Torino.
“Kur u bashkova me Juven, e dija që do të fillojë një epokë e re e fitoreve. Isha absolutisht i bindur që kjo do të ndodhte, përndryshe do të shkoja diku tjetër”.
“Bianconerët mund të vazhdojnë me epokën e fitoreve me Scudetto, edhe pse Inter dhe Napoli duken më të organizuara dhe kanë marr forcë më shumë”.
“Juventusit i duhet një periudhë adaptimi për trajneri dhe lojtarët, që kështu duhet të presim, por Juve mbetet favorit”.
Shumë lojtarë janë quajtur si ‘Pirlo i ri’, por kë e sheh Andrea si pasardhës.
“I vetmi që më duket i njëjtë është De Jong. Miralem Pjanic ka disa veti të njëjta në stilin e të luajturit, por jemi të ndryshëm në shumë gjëra”, ka thënë Pirlo.
Barcelona pagoi 75 milionë euro për 22 vjeçarin holandez që e mori nga Ajax. /Telegrafi/