Ka raporte në rritje në mediat italiane që Andrea Pirlo do të emërohet si trajneri i ri i Juventusit sonte (e shtunë) ose nesër (e diel), pasi klubi shkarkoi Maurizio Sarrin.
Sky Sport Italia pretendon se një vendim mund të merret që sonte, më së shumti nesër në mëngjes.
Sipas reporterit të Juventusit, Gianluca Momblano, Sky Sport Italia, Sportitalia dhe të tjerë, Pirlo ishte zbuluar teksa merr pjesë në një takim këtë mbrëmje në selinë e klubit, Continassa.
Andrea Pirlo is going to be the new Juventus manager. He has been choosen by the president Andrea Agnelli. Last details to be completed… and here we go ⚪️⚫️ @SkySport @DiMarzio #Juventus
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 8, 2020
Ai nuk ka përvojë stërvitjeje dhe u prezantua vetëm këtë javë si menaxheri i skuadrës Juventus U-23, e cila luan në Serie C – divizioni i tretë italian, por kjo nuk iu pengon drejtuesve të Juventusit.
Sidoqoftë, ai u prezantua në një konferencë të madhe shtypi të shoqëruar nga Presidenti Andrea Agnelli dhe drejtori Fabio Paratici, i cili tha se e shohin Pirlon si trajner të ekipit të parë në të ardhmen.
Duket se vendimi është përshpejtuar në mënyrë të konsiderueshme pas eliminimit nga 1/8-ta e Ligës së Kampionëve.
BREAKING: Andrea Pirlo will be announced as the new head coach of Juventus ⚪️⚫️ pic.twitter.com/VKQXgUmE3u
— GOAL (@goal) August 8, 2020
Agnelli e sheh Pirlon si vijues i gjurmëve të Zinedine Zidane te Real Madridi, një mesfushor krijues me vizion të shkëlqyeshëm të lojës i cili mund të lidhet menjëherë me lojtarët dhe për t’u respektuar automatikisht nga ata për karrierën e tij.
Pirlo fitoi Kupën e Botës 2006 me Italinë, tituj të shumtë të Ligës së Kampionëve dhe Serie A midis Milanit dhe Juventusit. /Telegrafi/
+++ #Juve, #Pirlo sorpassa tutti: a un passo dalla panchina +++ #SportMediaset #breakingnews
— SportMediaset.it (@sportmediaset) August 8, 2020
La #Juventus ha scelto #Pirlo dopo l'esonero di #Sarrihttps://t.co/TX5wluiZVr
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) August 8, 2020