Telegrafi

Pirlo: Stadiumet në Itali janë të tmerrshme

Pirlo ka lavdëruar stilin e lojës së Barcelonës dhe ka shpjeguar se pse është vështirë t’i kopjosh ata në Serie A.

“Është kënaqësi t’i shikosh ata duke luajtur. Ne përpiqemi të luajmë në atë mënyrë, por nuk është lehtë, po ashtu sepse fushat janë të tmerrshme”.

“E keni parë barin në stadiumet spanjolle ose angleze? Në Itali nuk ka një fushë të përshtatshme. Dhe nuk është lehtë të luash në tokë, kur topi kërcen në gjurin tuaj”, ka thënë Pirlo./Telegrafi/