Telegrafi

Pirlo me probleme në mbrojtje, mund të startojë ndaj Veronas me një lojtar të ri

Danilo dhe Juan Cuadrado janë jashtë, ndërsa trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo mund të fillojë ndeshjen ndaj Veronas me njërin mes të rinjëve Radu Dragusin ose Alessandro Di Pardo si mbrojtës i djathtë.

Pirlo ka ftuar tetë lojtarë nga ekipi i të rinjve ku Bianconerët udhëtojnë në “Bentegodi” për ndeshjen e së shtunës kundër skuadrës së Ivan Juric.

Danilo është pezulluar për ndeshjen dhe Cuadrado mbetet i dëmtuar, ndërsa Pirlo duhet të gjejë një zgjidhje për mbrojtësin e djathtë.

Me një krizë të vazhdueshme me lëndime, Pirlo ka ftuar të rinj si Riccardo Capellini, Alessandro Di Pardo, Nicolò Fagioli, Douda Peeters, Hamza Rafia, Marley Ake dhe Alejandro Marques në mesin e 23 lojtarëve për ndeshjen e së shtunës.

Sipas mediave në Itali, sa i përket çështjes së mbrojtësit të djathtë, një nga të rinjtë ndoshta filloi ndeshjen, me Di Pardon që shihet i favorizuar pasi luajti disa minuta edhe ndaj Crotones.

Nga ana tjetër, Dragusin, ka luajtur tre ndeshje në Ligën e Kampionëve dhe Kupës së Italisë dhe duket se do të nënshkruajë një marrëveshje të re shumëvjeçare me “Zonjën e Vjetër”.

19-vjeçari mund të jetë një qendërmbrojtës i së ardhshmes për Bianconerët.

“Dragusin mund të jetë një opsion që të luajë nga fillimi”, ka thënë Pirlo në konferencën për shtyp para ndeshjes sot. /Telegrafi/