Telegrafi

Pirlo preferon Atletico Madridin

Pirlo është një prej lojtarëve më të përfolur për largim në radhët e rosonerëve dhe vazhdimisht është lidhur me ribashkim me ish-trajnerin e tij Carlo Ancelotti te Chelsea.

Por, sipas Marca, Pirlo do të preferonte më shumë një kalim në Atletico Madrid dhe arsyeja është fare e thjeshtë: ai beson se kualitetet e tij përshtaten më shumë në futbollin spanjoll.

Po ashtu raportohet se drejt transferimit në kryeqytetin spanjoll lojtarin e nxit edhe dëshira e familjes.