Telegrafi

Pirlo përshëndetet me Rossonerët

Që nga marrja e postit të trajnerit të Bluve, ish-trajneri i Milanit ka shprehur dëshirën që ta transferojë Pirlon në Stamford Bridge.

Ndërkohë, “Corriere dello Sport” njofton se pas ndeshjes kundër Interit në Boston, mesfushori italian është përshëndetur me bashkëlojtarët e tij.

“Ky ishte derbi im i fundit”, citohet të ketë thënë Pirlo.

Pirlo ka kontratë me Milanin deri në vitin 2011 dhe paguhet pesë milionë euro në sezon. Ndërsa njoftohet se Chelsea i ka ofruar kontratë katërvjeçare me vlerën prej 6.5 milionë euro për sezon.