Telegrafi

Pirlo nuk është i vetmi që rrezikon të mbetet pa punë te Juve

(Foto: Twitter/Andrea Pirlo)

Andrea Pirlo nuk është i vetmi që do të mbetet pa punë në rast se Juventusi përfundon jashtë top-katërshes në tabelën e Serie A këtë sezon.

Tuttosport raporton se Bianconerët janë duke e analizuar situatën në Allianz Stadium, mirëpo tash për tash pozita e presidentit Andrea Agnelli mbetet e paprekur.

Pas konfirmimit të tij, patroni më pas e konfirmoi edhe trajnerin, por pas një paraqitje tjetër të dobët kundër Fiorentinas, Juve po lufton për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

(Foto: Screenshot/Football Italia)

Pos kundërthënieve lidhur me Superligën Evropiane, tri fitore, dy barazime dhe dy humbje, në shtatë ndeshjet e fundit, e kanë lënë Zonjën e Vjetër në situatë të vështirë.

Lexo po ashtu Del Piero, kandidat serioz për t'u bërë President i Juventusit

Moskualifikimi në Ligën e Kampionëve nënkupton reduktim të madh në të hyra dhe sipas gazetës torineze, shumëkush mund të mbetet pa punë te Juve. /Telegrafi/