Site icon Telegrafi

Pirlo nuk është i kënaqur me mesfushën, kërkon transferimin e Locatellit

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo nuk është i kënaqur nga mesfusha e tij aktuale dhe kërkon transferime të reja për këtë repart.

Edhe pse në skuadër janë afruar në afatin kalimtar veror emra si Arthur dhe McKennie, ndërsa në skuadër është Rabiot, Bentacour dhe Ramsey, sërish ish-futbollisti ka mbetur i pakënaqur.

Në listën e trajnerit italian së fundmi është futur mesfushori i Sassuolos, Manuel Locatelli.

Ish-mesfushori i Milanit, tashmë pjesë e Sassuolo është duke zhvilluar një kampionat të madh, derisa është bërë i rëndësishëm edhe te Kombëtarja e Italisë.

Pirlo e dëshiron me çdo kusht afrimin e italianit dhe tanimë i ka bërë të qartë këtë gjë drejtuesve të klubit.

Kështu, për Locatelin, Juventusi pritet të bëjë një ofertë për në verën e ardhshme, teksa lojtari falë moshës së tij është i përfshirë në strategjinë e Juventusit për të vazhduar me rinovimin e skuadrës.

22-vjeçari në shtatë ndeshjet e para në Serie A ka shënuar dy gola, teksa Sassuolo e vlerëson rreth 45 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version