Telegrafi

Pirlo: Nuk do të gabojmë si Barca

“Jemi të gatshëm për gjithçka. E kemi parë se si Celticu e mposhti Barcelonën, por ndoshta ne jemi më të përgatitur se katalunasit se si të reagojmë në këto situata”.

“Ata luajnë futboll të bukur, por Celticu i frustroi ata me qasjen e tyre. Çfarë do që të mundohen të bëjnë ata, Juventusi do të jetë i gatshëm”.

“Nëse ata duan të luajnë futboll, ne do t’ua kthejmë me futboll. Nëse ata duan të zihen, ne jemi gati për betejë”, ka thënë Pirlo për Tuttosport./Telegrafi/