Telegrafi

Pirlo një nënshkrim larg Chelseat

Gazeta milaneze “Il Giornale” njofton se mesfushori italian do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me Blutë, ndërsa Roman Abramovich do t’i paguajë Milanit një shifër prej 18-20 milionë eurosh për blerjen e lojtarit.

Pirlo do të fitojë diçka më shumë se gjashtë milionë euro për sezon, ndërsa së shpejti pritet edhe konfirmimi zyrtar i ribashkimit të tij me trajnerin Carlo Ancelotti.