Telegrafi

Pirlo: Messi duhet ta fitojë Kupën e Botës që të krahasohet me Maradonën

JOHANNESBURG, SOUTH AFRICA - JUNE 27: Diego Maradona head coach of Argentina and Lionel Messi during the warm up ahead of the 2010 FIFA World Cup South Africa Round of Sixteen match between Argentina and Mexico at Soccer City Stadium on June 27, 2010 in Johannesburg, South Africa. (Photo by Stanley Chou/Getty Images)

Lionel Messi nuk mund të konsiderohet më i mirë në histori, pasi nuk e ka fituar Kupën e Botës, sipas Andrea Pirlos.

Debati më i madh i futbollit në dekadën e fundit është se mes asaj që kush është më i madh Messi apo bashkatdhetari i tij, Diego Maradona.

Maradona e kishte fituar Kupën e Botës në vitin 1986.

Pirlo beson që Messi, edhe pse i ka fituar pesë ‘Topa të Artë’ dhe ka thyer çdo rekord me Barcelonën, Maradona është më lartë në listën e më të mirëve në histori.

Diego Maradona dhe Lionel Messi . (Getty Images)

“Do të ishte shumë e rëndësishme për Messi, por edhe Argjentinën që ta fitojë Kampionatin Botëror që mbahet në Rusi”.

“Messi gjithmonë është krahasuar me Maradonan, por ai duhet ta fitojë Kupën e Botës, pasi nëse nuk e ke fituar nuk mund të futesh tek më të mirët”.

Argjentina po vazhdon përgatitjet për Kampionatin Botëror po humbja me Spanjën 6-1 e ka rënduar situatën.

Andrea Pirlo (Getty Images)

“Argjentina ka kohë që të përmirësohet dhe ta gjej formacionin e duhur. Besoj që do të kenë paraqitje të mirë edhe përkundër asaj humbje me Spanjën”.

“Argjentina ka shumë lojtarë të mirë dhe nëse ata luajnë mirë atëherë do të shkojë shumë mirë”, ka thënë Pirlo. /Telegrafi/