Andrea Pirlo ka thënë nuk do të kishte bërë asgjë ndryshe në ndeshjen e Juventusit ndaj Portos në Ligën e Kampionëve, ndërsa ka kritikuar lojtarët për pranimin e golit nga goditja e lirë.
Bianconerët u eliminuan nga Liga e Kampionëve në fazën e parë të eliminimit direkt, përkundër faktit se Porto ishte me 10 lojtarë nga minuta e 54-të.
Eliminimi i klubit italian erdhi në vazhdime, pasi ndeshja u mbyll 2-1, po aq sa e para, ndërsa në shtesë takimi përfundoi 3-2 apo në total 4-2.
“Kur bëni katër gabime të mëdha gjatë dy ndeshjeve në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve, mund të eliminoheni”, ka thënë fillimisht Pirlo për Sky Sport Italia.
“Ne nuk e kuptuam gabimin kur Porto ishte me 10 lojtarë, pasi gjithçka që mund të bënim ishte të përpiqeshim t’i shpërndanim lojën duke lëvizur topin anash dhe duke mbush zonën e penalltisë me lojtarë. Kështu arritën golat”.
🔥 Juventus 3-2 Porto = a Champions League classic?
⏰1⃣9⃣ Juventus 0-1 Porto (agg: 1-3)
⏰4⃣9⃣ Juventus 1-1 Porto (agg: 2-3)
⏰6⃣3⃣ Juventus 2-1 Porto (agg: 3-3)⏰1⃣1⃣5⃣ Juventus 2-2 Porto (agg: 3-4)
⏰1⃣1⃣7⃣ Juventus 3-2 Porto (agg: 4-4)#UCL pic.twitter.com/El7z7DE2wC— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) March 9, 2021
“Do të duhen disa ditë për të larguar këtë lojë nga mendjet tona, por atëherë ne duhet të përballemi në çdo ndeshje me qëndrimin e duhur, të kuptojmë se jemi akoma vetëm në mars dhe të kemi kohë për t’u ngjitur në tabelën e Serie A”.
“Ne kishim filluar mirë dhe kishte një shans me Alvaro Moratan për të kaluar në avantazh menjëherë. Nuk hyri gol, kishte një gabim për penalltinë, ne mund të kishim pranuar të dytin, por më pas luajtëm ndeshjen që duhej të kishim bërë në pjesën e dytë, të ndihmuar edhe nga personi shtesë”.
“Nuk mendoj se startet tona janë problem. Ne e dinim që Porto do të luante kështu, loja mund të ndryshonte nëse shënonim në minutat e parë. Kur të pranosh, atëherë bëhet një ndeshje krejt tjetër”.
Fabio Capello tha se gabimi në goditjen e lirë të Portos ishte ‘i pafalshëm’, pasi Ronaldo dhe Rabiot e kthyen shpinën në mur dhe dukeshin të frikësuar nga topi.
“Ne zgjedhim lojtarët që të futen në mur. Nuk kishte ndodhur kurrë më parë që ata të ktheheshin, mbase e ndien që ishte aq larg sa nuk e ndjenin rrezikun”.
“Ishte një gabim, zakonisht nuk ndodh, lojtarët nuk e ndienin se ishte një situatë e rrezikshme dhe pësuan një gol”, përfundoi trajneri i Juves. /Telegrafi/