Telegrafi

Pirlo kishte menduar për largim

Pirlo ishte afër transferimit në Stamford Bridge gjatë verës para se të vendoste t’i qëndrojë besnik Milanit dhe trajnerit të ri Leonardo.

“A pendohem që nuk e kam ndjekur Ancelottin te Chelsea? Kur merrni një vendim, është e patjetërsueshme të shohësh përtej. Së pari, doja t’i bashkohem Ancelottit, ishte e çuditshme të mos e shoh atë në dhomën e zhveshjes. Por pastaj mësohesh me situatën. Leonardo po ia del mirë dhe ne jemi me të. Nuk ka nostalgji”.

“A mund ta mbyll karrierën në Milan? Shpresoj kështu. Dhe kam kontratë deri në vitin 2011 dhe shpresoj të mbetem përtej kësaj”, ka thënë Pirlo./Telegrafi/