Pas Igor Tudor, tani Alessandro Nesta thuhet se po konsideron një rol në stafin e trajnerit të Juventusit, Andrea Pirlo.
Ky është roli i parë drejtues ndonjëherë i Pirlos dhe ai është hedhur direkt në punën ndoshta më të madhe në futbollin italian.
Sidoqoftë, ai duket se po kompleton stafin e tij me trajnerë më me përvojë, të cilët janë edhe ish-shokët e tij të skuadrës.
Tudor është ndarë zyrtarisht me kroatët e Hajduk Split, në mënyrë që të pranojë një rol në stafin e Pirlos te Juventus.
Tani mediumi Corriere dello Sport pretendon se Nesta është një tjetër kandidat për t’u bashkuar në revolucionin që po bëhet në Torino.
Juventus coach Andrea Pirlo has called Alessandro Nesta to become his assistant on the Juventus coaching staff next season. [CorSport] pic.twitter.com/idZmpJRFNk
— Forza Juventus (@ForzaJuveEN) August 22, 2020
Ashtu si Tudor, Nesta tashmë është një trajner me përvojë dhe e futi Frosinone në finalen e ‘play-off’ për promovim në Serie B këtë sezon, duke humbur ndaj Spezia.
Para kësaj, ai ishte trajner te Miami FC dhe më pas te Perugia në Serie B.
Nesta dhe Pirlo ishin ish-shokë skuadre në kombëtaren e Italisë, përfshirë aventurën fituese të Kupës së Botës 2006, dhe për nëntë sezone te Milani, ku fituan ndër të tjera dy trofe të Ligës së Kampionëve dhe dy tituj në Serie A. /Telegrafi/