Telegrafi

Pirlo i lumtur për moslargimin nga Milan

“Kjo ishte një verë e çuditshme, me të gjitha spekulimet të cilat thuajse zyrtarisht më dërguan te Chelsea”.

“Mirëpo, në fund me klubin vendosëm me një marrëveshje të përbashkët se është më mirë të qëndroj”.

“Gjithçka filloi sezonin e kaluar si një shaka. Ai (Ancelotti) më tha t’i bashkëngjitëm te Chelsea, dhe njësoj ishte gjatë gjithë verës”.

“Nëse skuadra do të dëshironte të më shesë do të ishte një situatë krejt ndryshe, mirëpo unë kuptova se edhe dëshira e klubit është si e imja- të qëndroj këtu”, është shprehur mesfushori italian.