Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, ka folur sot në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes me Ferencvarosin.
Pirlo ka thënë se humbja ndaj Barcelonës i ka bërë mirë skuadrës, ndërsa kërkon respekt maksimal për hungarezët, të cilën i cilësoi një ekip që di të dalë shpejt në kundërsulm.
“Humbja ndaj Barcelonës na bëri mirë, pasi duhet të kuptojmë që për t’u përballur me kundërshtarë të një niveli të lartë, duhet të luhet me më shumë shpejtë si dhe vendosmëri”.
📋⭐️ 𝕆𝕦𝕣 𝔹𝕚𝕒𝕟𝕔𝕠𝕟𝕖𝕣𝕚 𝕗𝕠𝕣 𝔹𝕦𝕕𝕒𝕡𝕖𝕤𝕥! ⚪️⚫️#FerencvarosJuve #JuveUCL #FinoAllaFine #ForzaJuve pic.twitter.com/ywar1zWJa5
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) November 3, 2020
“Të gjithë e dinë mirë ku gabuam ndaj katalanëve dhe jemi gati të kthejmë faqe, por kujdes, pasi Ferencvaros është një skuadër që del mirë në kundërsulm dhe mund të na ndëshkojë nëse nuk tregojmë vëmendjen e duhur”, ka thënë fillimisht trajneri bardhezi.
Në Hungari stadiumet janë të hapura për 30 për qind të kapacitetit dhe ndaj Ferencvarosit do të luhet me tifozë.
Kjo shihet si një element pozitiv nga Pirlo, pavarësisht se të gjithë fansat do të jenë në mbështetje të vendasve.
“Sigurisht që publiku do të jetë i Ferencvaros, por ndikimi do të jetë pozitiv edhe për futbollistët tanë. Me tifozët në shkallët e stadiumit, lojtarët bëhen më të përgjegjshëm dhe më të motivuar”, deklaroi Pirlo.
Në fund Pirlo u ndal të flas për emra si Giorgio Chiellini dhe Paulo Dybala.
“Chiellini është stërvitur mirë, është rikuperuar nga dëmtimi dhe nesër mbrëma do të jetë në dispozicion. Lojtarët ndryshojnë, por sjellja në fushë jo. Nuk ka rëndësi kush luan, por ka rëndësi pozicionimi i duhur në fushë sepse moduli i lojës është i njëjtë”.
🎙⭐️ @Pirlo_official & @Cuadrado have arrived for our #JuveUCL press conference!
🖥🔴 WATCH LIVE on @JuventusTV ➡️ https://t.co/MG8jDnlZ1C#FerencvarosJuve #ForzaJuve pic.twitter.com/U5669zIg7S
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) November 3, 2020
“Dybala mund të pushojë. Kam folur edhe sot në mëngjes me të për të mësuar gjendjen e tij sepse është normale që pas 2-3 ndeshjesh të ndihesh i lodhur, si fizikisht ashtu edhe mentalisht. Është mirë, ka nevojë të punojë dhe të mbajë lartë nivelin e tij fizik: është një lojtar i rëndësishëm që do të kthehet i dobishëm nga këtu e deri në fund të kampionatit”, nënvizoi Pirlo. /Telegrafi/