Site icon Telegrafi

Pirlo: Goli i pësuar herët na futi frikën, kemi besim për ndeshjen kthyese

Juventusi u mposht nga Porto me rezultat 2-1, në ndeshjen e parë të eliminim direkt në Ligën e Kampioneve.

Pas ndeshjes, trajneri i Juves, Andrea Pirlo është shprehur se goli i pësuar në fillimin e ndeshjes, ndryshoi gjithçka.

“Qëndrimi i skuadrës ishte i gabuar. Kur merr një gol aq shpejt ke frikë, të mungojnë siguritë, të cilat nuk duhet të mungojnë në këtë fazë të Ligës së Kampionëve”.

“Ne pësuam një gol të çuditshëm dhe ata e vendosën ndeshjen siç donin vetë. Ata ishin mirë në mbylljen e hapësirave. Edhe lodhja ishte prezentë, por e përsëris kjo nuk duhet të ndodhë në këtë fazë”.

“Për fat të mirë, goli i Chiesas na jep besim dhe në Torino do të jetë një ndeshje tjetër”.

“Morata nuk ndihej mirë, në fund të ndeshjes u shtri në fushë, nuk ishte gati, por na duhej”.

“Sot e lëvizëm topin shumë ngadalë, nuk i lexuam mirë disa situata. Ne e kishim përgatitur ndeshjen mirë, por goli në fillim ndryshoi gjithçka. U bë e vështirë, ne e falëm ndeshjen”, ka thënë Pirlo. /Telegrafi/

Exit mobile version