Telegrafi

“Pirlo e mësoi Vidalin se si luhet futboll”

Arturo Vidal of Juventus celebrates scoring with a penalty with team mate Andrea Pirlo during the UEFA Champions League match at Juventus Stadium, Turin Picture by Stefano Gnech/Focus Images Ltd +39 333 1641678 14/04/2015

Ish-trajneri i Kilit, Claudio Borghi , ka thënë se Arturo Vidal ka mësuar shumë se si luhet futboll nga Andrea Pirlo.

Vidal kaloi katër vite në Juvenus ku luajti përkrahë maestros italian, ndërsa fituan aktor tituj dhe luajtën një finale në Ligën e Kampionëve.

Borghi e ka stërvitur Vidalin te skuadra e njohur Colo Colo dhe aty e kisthe kuptuar që ai mund të kthehet në një prej mesfushorëve më të mirë në botë.

“Ai është shumë më i pjekur, ai është më i madh dhe ka përvojë”.

Përqafimet dhe sukseset nuk kanë munguar

“Sipas mendimit tim, ndryshimi i tij i madh ka ndodhur në Itali, duke luajtur për Juve pranë Pirlos”.

“Unë mendoj se Andrea Pirlo ishte ai që e udhëzoi atë dhe i mësoi Vidalit se si të luante futboll”, ka thënë Borghi për La Tercera. /Telegrafi/