Andrea Pirlo ka thënë se Paulo Dybala nuk e kishte ndeshjen e tij e tij më të mirë në fitoren 2-1 të Juventusit përballë Ferencvarosit në Ligën e Kampionëve.
Argjentinasi luajti për 62 minuta, për t’u zëvendësuar më pas nga Alvaro Morata që e shënoi golin e fitores.
Pirlo e di se ishte një paraqitje e dobët e tyre, pasi kishin përballë një skuadër që nuk mund të krahasohet me cilësitë që kanë.
“Dybala nuk e kishte ndeshjen e tij më të mirë. Ai ishte i lënduar dhe mori antibiotik gjatë javës. Andaj është normale që atij i duhet kohë që të rikthehet”, ka thënë trajneri i Zonjës së Vjetër.
Ricordare a tutti cosa significhi #FinoAllaFine ☑
Vincere ☑️
Qualificarsi agli ottavi di #UCL ☑️𝐵𝓊𝑜𝓃𝒶𝓃𝑜𝓉𝓉𝑒, 𝒷𝒾𝒶𝓃𝒸𝑜𝓃𝑒𝓇𝒾! ❤️#JuveUCL #JuveFerencvaros pic.twitter.com/8DZ4BfwgRE
— JuventusFC (@juventusfc) November 24, 2020
“Ajo çfarë na nevojitej ne ishte një start i mirë, që nuk e gjetëm dhe më pas gjërat u vështirësuan. Unë prisja më shumë nga lojtarët, por Ferencvaros na krijoi probleme, gjë që nuk e kishim të lehët as në mbrojtje”.
“Ne duhej të dilnim më shumë përpara, mirëpo që nuk mund të krijonim lojë të rrjedhshme”, ka shtuar më tej Pirlo.
Juventusi arkëtoi nëntë pikë në katër javë të zhvilluara, duke kaluar kështu fazën e grupeve. /Telegrafi/