Telegrafi

Pirlo: Duhet kujdes ndaj Udineses, duhet ta mbyllim kampionatin në mënyrën më të mirë

Pasi Juventusi fitoi titullin e kampion për nëntë vite radhazi, këtë sezon po lufton për një vend në zonën e Ligës së Kampionëve dhe për këtë duhet t’i marrë tre pikët si mysafir ndaj Udineses.

Andrea Pirlo ka folur në konferencën për shtyp, ku vlerësoi maksimalisht Udinesen dhe kërkoi angazhim, duke shtuar se sulmit do t’i prijnë Cristiano Ronaldo dhe Paulo Dybala.

“Udinese është një skuadër e organizuar shumë mirë taktikisht dhe me shumë cilësi teknike, ndaj duhet të bëjmë kujdes, pasi po kalojnë një moment mjaft të mirë dhe mund të na ndëshkojnë”.

“Në sulm do të luajnë Ronaldo e Dybala, pasi Morata ka një problem të vogël fizik dhe nuk e di a do të jetë edhe në bankinë”, ka thënë fillimisht Pirlo.

E ardhmja e trajnerit është vënë shpesh në dyshim dhe në Itali, por Pirlo do të qëndrojë deri në fund të sezonit.

“Unë jam shumë i qetë. Kam folur me drejtuesit dje, ku kemi bërë disa shaka dhe më pas kemi diskutuar për punë”.

“Jam i qetë dhe i përqendruar të mbyllim kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë trajneri bardhezi. /Telegrafi/