Site icon Telegrafi

Pirlo bëhet trajner i skuadrës U-23 të Juventusit

Andrea Pirlo (Foto: Matthew Lewis/Getty Images/Guliver)

Juventusi e ka angazhuar Andrea Pirlon si trajner të grupmoshave nën 23 vjeç.

Ish-mesfushori i Zonjës së Vjetër qe disa javë është duke u lidhur me një rikthim te Bianconerët, të cilët tashmë e kanë konfirmuar angazhimin e tij.

“Një aventurë e re për Andrea Pirlon dhe Juventusin fillon sot (e enjte). Pas pesë vitesh, po punojmë sërish bashkë”.

Lexo po ashtu Pirlo thuhet se ka pranuar detyrën e trajnerit te Juventus U23

“Andrea, në fakt, është trajner i ri i skuadrës U-23. Një sfidë është para nesh, për një rikthim që vetëm mund të kënaqë. Mirë se kthehesh, trajner Pirlo!”, shkruan në njoftimin e Juventusit.

Pirlo ishte pjesë e Juves gjatë viteve 2011-2015, kur arriti t’i fitonte katër tituj të Serie A, një Kupë dhe dy Superkupa të Italisë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version