Të mërkurën në mëngjes në qendrën stërvitore të Chelseat që udhëhiqet nga Antonio Conte kishte një mysafir interesant.
Andrea Pirlo gjendet në Londër, ndërsa ai lidhet me një kalim të mundshëm të skuadra e Chelseat në rolin e ndihmëstrajnerit.
Steve Holland pritet ta lërë klubi në fund të sezonit, për të kaluar te Kombëtarja angleze.
E si pasardhës i tij shihet pikërisht Andrea Pirlo.
Lojtari ka kontratë me klubin nga MLS, New York City FC, ku luante me Frank Lampardin, legjendën e Chelsat.
Antonio Conte dhe Pirlo kanë qenë së bashku në Juventus për tri vite.
Pirlo është parë në qendrën e trajnimit të Chelseat. /Telegrafi/