Site icon Telegrafi

Pirlo: Agnelli ka folur me lojtarët e Juventusit për Superligën Evropiane

(Foto: Instagram/andreapirlo21)

Andrea Pirlo ka thënë se Andrea Agnelli ka folur me lojtarët e Juventusit lidhur me Superligën Evropiane, mirëpo ka insistuar se objektivi i skuadrës është që të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Bianconerët janë në mesin e themeluesve të garës së re elitare, në të cilën Andrea Agnelli është emëruar si zëvendëspresident.

“Jemi të përqendruar, e tashmja për ne është kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Presidenti ka folur sot (e martë) me ekipin për këtë projekt”.

(Foto: Instagram/andreapirlo21)

“E dimë se ai është në rreshtin e parë për këtë gjë (Superligën Evropiane), por unë nuk jam personi më i përshtatshëm që të flas rreth kësaj. Është presidenti në rreshtin e parë që është duke e organizuar”.

Lexo po ashtu Rummenigge: Kam provuar të flas në telefon me Agnellin, por nuk më lajmërohet

“Mëngjesin e sotëm, Agnelli na shpjegoi se për çfarë është ky projekt, por nuk hyri në detaje. Ai na tha se më e rëndësishmja është që të fokusohemi në të tashmen”.

“Futbollistët duhet të jenë të qetë, është thjesht një projekt dhe futbolli vazhdon tutje”, ka thënë Pirlo në një konferencë për shtyp. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/andreapirlo21)
Exit mobile version