Site icon Telegrafi

Pirja me pipëza, nxit rrudhat rreth buzëve

Është e rëndësishme ta ndalësh këtë zakon për të shmangur rrudhat rreth gojës, ato që krijohen edhe nga thithja e cigares, thotë estetistja e shumë yjeve në SHBA Renée Rouleau.

“Kur pi me pipëz, lëvizja e gojës inkurajon shkatërrimin e kolagjenit dhe elasticitetit më shpejt, duke shkaktuar rrudha dhe vija të panevojshme”, thotë Rouleau.

Dhe nuk duhet të shmangësh vetëm pipëzat, shishet e ujit, gjithashtu janë armiq. “Edhe po të pish direkt nga gryka e shishes, mund të shkaktohen rrudha rreth buzëve. Po t’i kesh problem ato, duhet të pish me gotë”, thotë ajo.

“Kolagjeni dhe elasticiteti janë në kulmin e tyre nga lindja deri në mes të moshës që fillon me 20 dhe fillojnë të dobësohen nga mosha 25 e më pas. Ju duhet të filloni të jeni më të kujdesshëm në këtë kohë duke qenë që të parandalosh rrudhat është shumë e thjeshtë dhe më pak e shtrenjtë sesa t’i largosh pasi shfaqen”, thotë ajo.
 

Exit mobile version