Telegrafi

Pirja e verës dhe shëndeti

Shkencëtarët pohojnë se vera ndikon në metabolizmin e acideve omega-3-yndyrore, për të cilët është vërtetuar se kanë ndukim pozitiv në shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut.

Autorët e studimit kanë analizuar shprehitë ushqyese dhe konsumimin e alkoolit te 1.600 participantë në studim, me ç’rast është treguar se personat të cilët konsumojnë sasi mesatare të verës kanë nivel më të lartë të acideve omega-3-yndyrore, pa marrë parasysh nëse hanë peshq ose jo.

Ky efekt nuk është vërejtur te konsumimi i llojeve të tjera të alkoolit, që i ka çuar shkencëtarët deri te mendimi se polifenolet e pranishme në verë ndoshta kanë rol të rëndësishëm në rritjen e përqendrimit të acideve omega-3-yndyrore mbrojtëse.