Telegrafi

Pirja e duhanit të bën budalla

Hulumtimi i fundit tregon se pirja e duhanit përpos ndikimit në zemër dhe mushkëri ka ndikim edhe në mosfunksionimin e trurit.

Hulumtuesit nga Universiteti i Edinburghut pasi panë rezultatin e disa skanimeve te duhanpirësit zbuluan se ata e kanë më të hollë shtresën e jashtme të trurit.

Ata që kishin lënë duhanin menjëherë pas nisjes kishin shtresë më të hollë se sa ata që kanë pirë për një kohë më të gjatë. Kjo u dha shpresa hulumtuesve se lënia e duhanit mund ta rikthejë pjesën e “shkrirë” të trurit, por ata thonë se këtë mund ta konfirmojnë vetëm nëse bëjnë edhe disa testime tjera.

Personat që morën pjesë në këtë hulumtim janë të gjithë të lindur në vitin 1936, transmeton Koha.net.

Kryesuesi i hulumtimit, Ian Deary, thotë se hulumtimet e ardhshme do të tregojnë më qartë zbulimin e fundit.

“Nga të dhënat e fundit kemi gjetur një lidhje mes pirjes së duhanit dhe dobësimit të trurit në disa pjesë”, ka komentuar ai. /Telegrafi/