Telegrafi

Pirja dëmton arteriet

Shkencëtarët kanë zbuluar se niveli i rritur i acetaldehidit nxit qelizat e sistemit imunologjik të ngjiten për muret e enëve të gjakut duke nxitur ndezje. Kjo sjellje, rrit rrezikun nga ateroskeloza.

Kjo është edhe një prej shumë studimeve që tregojnë se konsumimi i tepër përnjëherë, dhe jo sasia e përgjithshme e alkoolit e konsumuar, kanë ndikim të dukshëm në paraqitjen e sëmundjeve kardiovaskulare.

Pirje e tepruar, siç ndodh gjatë vikendeve ose festave, llogaritet marrja e së paku 5 pijeve për meshkuj dhe së paku 4 pijeve për femra brenda dy orëve.