Telegrafi

Pires mund të kthehet te Marseille

Pires vazhdimisht ka thënë se dëshiron të kthehet në Francë, mirëpo rikthimi i tij në Velodorme është konsideruar i pamundur, duke qenë se fansat u hidhëruan shumë në kohën kur ai u largua në drejtim të Topçinjve.

Sido që të jetë, France Football njofton se trajneri i Marseille, Didier Deschamps, beson se tifozët tashmë nuk kanë mëri për 36-vjeçarin, ndërsa ai mund ta zë vendin e anësorit që po kërkon skuadra franceze. /Telegrafi/