Telegrafi

Pires drejt West Hamit?

Pires është transfer i lirë pasi kontrata e tij me Villarrealin ka skaduar, ndërsa francezi ka shprehur publikisht dëshirën për t’u kthyer në futbollin anglez.

36 vjeçari kaloi gjashtë sezone të mrekullueshme te Arsenali, ku fitoi dy tituj të Ligës Premier dhe tri kupa FA. Pires ishte gjithashtu lojtar i ekipit të ‘padukshmëve’ në vitin 2004, kur Arsenali nuk pësoi asnjë disfatë gjatë gjithë sezonit.

Pires shihet si opsion në krah apo si mesfushor prapa sulmuesve, ndërsa West Hami e sheh Piresin sikurse Teddy Sheringhamin që luajti në vitet e fundit të karrierës së tij për Çekanët. /Telegrafi/