Legjenda e Arsenalit, Robert Pires, thotë se përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps, duhet që të shfrytëzojë Dimitri Payetin para Anthony Martialit.
Asi i West Hamit po garon me sulmuesin e Manchester Unitedit për një vend në formacionin e parë dhe Pires ia ka qartësuar idetë Deschampsit.
“Që të dy kanë talent dhe janë ndryshe. Unë kam preferencë për Payetin. Në futbollin modern, ndërprerjet janë shumë me rëndësi”.
“Me një goditje të lirë, Payet mund të sjellë një fitore sikurse ndaj Cameroonit. Por, dua të them se edhe zëvëndësuesit kanë rol shumë të madh”, deklaroi Pires. /Telegrafi/