Në hapjen e të ashtuquajturit ‘butik gomash’ kompania italiane ka ftuar në aheng edhe shumë super-vetura
Me kompanitë që ofrojnë të gjitha mallrat përmes internetit me kushte shumë të mira, të gjithë janë të mendimit se lokalet e zakonshme janë në zhdukje, transmeton Telegrafi. Por, zyrtarë nga Pirelli po tregojnë të kundërtën.
Kompania italiane e prodhimit të gomave, por tregon gjithnjë e më shpesh praninë fizike, duke e hapur kësaj radhe të katërtin ‘butik gomash’ derisa nuk planifikon të ndalojë.
I fundit, P Zero World është hapur në Dubai, qyteti më i madh në Emiratet e Bashkuara Arabe, që është shtëpi e shumë super-veturave, fokusi i shumë turistëve të pasur dhe treg i gjerë për goma.
Në hapjen që është zhvilluar në këtë qytet të zhvilluar arab, defiluan shumë super-makina me goma Pirelli, si dhe ishin ftuar pasanikë të shumtë, që mund të jenë klientë potencialë.
Pas pikave të njëjta në Los Angeles, Mynih dhe Monte Carlo – si dhe tjetrin që hapet së shpejti në Melbourne – P Zero World q u hap së fundmi ka hapësirë shumë të madhe, teksa ndodhet përballë aeroportit kryesor të Dubait.
Janë dhjetëra shitës dhe njohës të gomave që presin në sallë, ndërsa pesë teknikë janë gjithnjë në dispozicion.
Derisa super-makinës i ndërtohen gomat, pronari mund të pijë një kafe italiane, të provojë F1 të simuluar në një makinë apo të merr shembuj nga ekspertët, se si mund të rriten shkathtësitë në pistë. /Telegrafi/