Telegrafi

‘Piratët e Karaibeve’ 40 milionë dollarë fitime vetëm në dy ditë

“Piratët e Karaibeve: Të vdekurit nuk tregojnë përralla” ka arritur që të fitojë rreth 40 milionë dollarë.

Madhej, ky fitim është arritur vetëm dy ditë pas shfaqjes së tij në kinema.

Shifra 40 milionë dollarë nuk përfshin fitimet e së premtes në Kinë, ku Disney po vlerëson një total prej 20 milionë dollarë vetëm në ditën e parë.

“Të vdekurit nuk tregojnë përralla” i Johnny Depp ka gjeneruar gjithashtu të ardhurat më të mira të vitit 2017 në Gjermani, Austri, Francë, Finlandë, Suedi, Belgjikë, Tajlandë, Indonezi dhe Malajzi. /Telegrafi/