Site icon Telegrafi

Pirateria në internet nuk shkakton dëme të mëdha financiare

Një studim për ndikimin e piraterisë në shitjen në fushën e muzikës, kinematografisë, librave dhe video-lojërave i ka kushtuar Komisionit Evropian 360 mijë euro.

Megjithatë, BE asnjëherë nuk ka publikuar rezultatet e studimit, pasi nuk kanë ofruar fakte të mjaftueshme se pirateria paraqet problem të madh.

Studimi është kryer nga kompania holandeze Ecory, e cila ka publikuar raportin prej 304 faqesh në maj të vitit 2015.

Aty konkludohet se rezultatet globale nuk ofrojnë fakt të fuqishëm statistikor për ndikimin negativ të piraterisë në shitjen dhe shkeljen e të drejtave të autorit.

Exit mobile version