Sipas koncesionerit, Ilço Parçev, në dhjetë ditët e fundit, kërkesat për leje sportive peshkimi ditor në liqenin e Dojranit janë rritur për 200%, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Parçev thotë se lajmi për pranin e peshkut piranha në këtë liqen e ka rritur interesim te peshkatarët sportistë. Ai bën të ditur se pas dërgimit të dy mostrave të piranës në analizë gjenetike, mbikëqyrja ditë e natë e liqenit nuk ka treguar praninë e ndonjë peshku keqbërës.
Të njëjtën gjë e deklarojnë edhe peshkatarët të cilët për çdo ditë presin që në grepin e tyre të kapet ndonjë peshk i veçantë./Telegrafi/