Telegrafi

Piramida e Tiranës, më e mira e vitit në rubrikën e arkitekturës së CNN

Gjiganti amerikan i informacionit, CNN e ka renditur Piramidën e Tiranës ndër projektet më të mira arkitekturore.

Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm shkrimin e CNN duke theksuar se Piramida e Tiranës është cilësuar në rubrikën e saj të arkitekturës, si më e mira e vitit.

”Çdo vit, lista e ashtuquajtur WOW nxjerr në pah projekte të reja të jashtëzakonshme në mbarë globin, me projektet e paraqitura të këtij viti që vijnë nga pesë kontinente të ndryshme”, shkruan Jacqui Palumbo për CNN.

“Ajo është një nga 18 projektet e reja të arkitekturës që Architectural Digest (AD) e ka cilësuar si më spektakolarët e vitit përmes listës vjetore “Works of Wonder” ose “WOW” në numrin e shkurtit”, thekson ai. /Telegrafi/