Në qytetin Pueblo në Meksikë gjendet një kodër e madhe mbi të cilën është e ndërtuar një kishë, nën të cilën fillon piramida më e madhe në botë.
Askush nuk e di se kush e ka ndërtuar këtë objekt misterioz të vjetër 2300 vite, dhe nëse ndërtuesit e saj e dinin se balta me të cilën është ndërtuar paraqet një terren pjellor për kultivimin e bimëve që piramidën sot e kanë mbuluar plotësisht, transmeton Telegrafi.
Cortezi që në vitin 1519 kishte pushtuar qytetin e lashtë të Cholulas, nuk e kishte vërejtur piramidën, kurse banorët e asaj zone nuk e kishin zbuluar deri në vitin 1910. /Telegrafi/