Site icon Telegrafi

Piramida e Luvrit mbush 30 vjet

Me një befasi të madha nga ana e artistit JR (francez identiteti i të cilit nuk njihet), do të festohet 29 marsi – 30 vjetori i Piramidës së Luvrit, veprës që në vitet e preidentit François Mitterrand shkaktoi shumë polemikash mes “antikëve” dhe “modernëve”.

E konfirmuar si simboli i Luvrit të ri, deri në inaugurimin në vitin 1989 Piramida shkaktoi një betejë të vërtetë mes ithtarëve dhe opozitarëve të krijimit të arkitektit Ieoh Ming Pei, që më pas u fut fuqishëm në imagjinatën kolektive, në letërsi dhe në kinema.

Ideja përkon me lidershipin e Mitterrandit, në fillim të viteve 1980, kur ministri i ri i Kulturës, Jack Lang, i dërgoi një letër presidentit duke i propozuar projektin për të rikrijuar “Luvrin e Madh”. /ata/

Exit mobile version