Ylli i Barcelonës, Gerard Pique, ka folur për përjashtimin e Diego Costas në minutën e 28-të gjatë ndeshjes mes Barcelonës dhe Atletico Madridit.
Mbrojtësi katalunas tregoi se ai iu afrua sulmuesit spanjoll për ta qetësuar atë dhe që ai të shpëtonte në të ardhmen nga një dënim më i rëndë.
“E gjitha ajo që i thash Costas ishte të qetësohet dhe të ndalojë të flasë me gjyqtarin. E pyeta a dëshiron një suspendim prej katër ndeshjes?”, ka thënë Pique pas ndeshjes.
Kujtojmë Costa dhe Pique kanë luajtur së bashku te Përfaqësuesja e Spanjës për disa vite.
Pas 31 xhirove në La Liga skuadra e Ernesto Valverdes renditet në vendin e parë në kampionat 73 pikë, 13-të më shumë se Atletico një pozitë më poshtë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=-DA7JfKNpsA