Telegrafi

Pique: Të lumtur me barazim, nëse luajmë kështu do humbin titullin

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka folur pas barazimit ndaj Real Socedadit me rezultat 1-1.

Mbrojtësi spanjoll e pranon se ishin me fat që nuk humbën dhe thotë se në rast se Barca vazhdon të luajë në këtë mënyrë, atëherë ata do të humbin titullin në La Liga.

Lexo po ashtu Enrique: Ndaj Realit do të shikoni një tjetër Barcelonë

“Duhet t’i japim meritat Sociedadit, ata kanë bërë një ndeshje fantastike. Nuk e them shpesh, por duhet të jemi të lumtur me barazimin”.

“Lëndimi? Mendoj se jam mirë, shpresoj të luaj në El Clasico”.

“Në rast se luajmë si sot, ne nuk do e fitojmë La Ligan”, ka thënë Pique. /Telegrafi/