Neymar është transferuar gjatë verës te skaudra e njohur franceze e Paris Saint-Germain.
Sulmuesi brazilian kishte braktisur radhët e skuadrës së Barcelonës për shumën prej 222 milionë eurove për të kaluar te nënkampioni francez.
Por, me këtë fakt ende nuk po mund të pajtohet qendër mbrojtësi i katalunasve, Gerard Pique.
Ky i fundit ka deklaruar se reprezentuesi i Brazilit në këtë formë e ka dëmtuar tejet shumë Barcën.
“Mes meje dhe Neymar ka raporte të mira, por ai e dëmtoi skuadrën duke u larguar. Jam përpjekur të jem i sinqertë me të pa e vënë nën presion, ndërsa si tifoz i skuadrës ndihem keq”, tha spanjolli.
Neymar po raportohet kohët e fundit se mund të kaloj në radhët e rivalit më të urryer të katalunasve, Real Madridi.
Rreth kësaj çështje ka folur edhe Andres Iniesta, i cili ka pohuar se në rast se do të ndodh kjo, atëherë do ta mërziste kapitenin e blaugranave.
Ndryshe, Neymar deri më tani ka luajtur 12 ndeshje për parisienët duke shënuar nëntë gola. /Telegrafi/