Site icon Telegrafi

Pique: Ronaldo i mësuar që të simulojë

Getty Images

Mbrojtësi i Spanjës, Gerard Pique, ka kritikuar yllin e Portugalisë, Cristiano Ronaldo, duke thënë se heroi i hetrikut kishet një zakon të keq të të hedhurit lehtë në fushë.

Ronaldo shënoi një gol tronditës nga gjuajtja e lirë në fund të takimit për të barazuar rezultatin.

Edhe pse të gjithë e komplimentuan për paraqitjen, një vërejtje e madhe i erdhi Ronaldos nga Pique.

“Ne kemi pasur më shumë raste. Ata patën tri goditje dhe shënuan tri gola”.

Festa e Ronaldos (Getty Images)

“Ndeshjet shkojnë në një mënyrë ose tjetrën dhe duhet të përballeni me realitetin”.

“Pas asaj penaltie në minutat e para në ndeshjen e parë të Botërorit, vërtet kemi ndjenjë të mirë duke ditur se si shkoi kjo ndeshje”.

“Ronaldo është mësuar që të simulojë, ai varet shumë nga hedhjet e tij në fushë”, u shpreh Pique.

Spanja dhe Portugalia kanë nga një pikë në Grupin B pas ndeshjeve të para. /Telegrafi/

Exit mobile version