Telegrafi

Pique: Neymar është magjik, kënaquni me spektaklin e tij

Gerard Pique ka qeshur me kritikat ndaj Neymarit, pasi braziliani luajti një rol kryesor në fitoren e së shtunës 4-1 në Barcelonë ndaj Villarreali.

Neymar hapi rezultatin në Camp Nou, por kontributi i tij në golin përfundimtar ishte padyshim më i paharrueshëm, pasi ai e kaloi topin mbi kokën e Marios para se të kalonte për Luis Suarez, i cili nxori një penallti të cilën e konvertoi Lionel Messi në gol.

Veprimi i Neymar për shfaqjen ndaj lojtarëve të Villarrealit është kritikuar nga disa pasi edhe më par ka marr kritika për një akt të ngjashëm kur Barca mundi Athletic Bilbaon në finalen e Copa del Rey të vitit 2015.

Megjithatë, Pique thotë se driblimet e Neymarit duhet të lavdërohen, pasi loja është e gjitha për argëtim.

“Ai është magjik, lëvizja ishte magjike”, ka thënë Pique për Sports, përcjell Telegrafi.

“[Por] duket se magjia është disi e penalizuar dhe se është më mirë të kritikosh, sesa të kënaqesh me spektaklin”.

“Lojtarët si Neymar janë të shkëlqyer për futbollin”, përfundoi mbrojtësi spanjoll. /Telegrafi/

https://twitter.com/gokuliyer1/status/860931787937136640