Gerard Pique u shfaq tejet i nervozuar teksa ka arritur në Barcelonë pas angazhimit me kombëtaren e Spanjës.
Pique zhvilloi dy ndeshje radhazi ndaj Italisë dhe Lichtensteinit, të dyja këto sfida të fituara thellësisht.
Dhe, ai u ndal menjëherë nga gazetarët spanjollë në aeroportin e Barcelonës, ku u pyet për zhvillimet brenda klubit katalanas.
Pique u shfaq tejet i nervozuar dhe refuzoi të flasë me gazetarët pas pyetjeve të tyre provokuese.
Mbrojtësi ishte në qendër të kritikave pas një postimi me Neymarin, ku tha se ky i fundit do të qëndrojë.
Megjithatë, ai e futi veten në zjarr të kritikave, pasi Neymar u largua vetëm pak ditë më vonë në drejtim të PSG-së për 222 milionë euro. /Telegrafi/